Në Angli tallen keq me gazetarin nga Danimarka

Futboll

Në Angli tallen keq me gazetarin nga Danimarka

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:59
Guardiola

Lojtarët e Manchester Cityt do të luajnë sonte në Kopenhagë në ndeshjen e javës së katërt të Champions League.

Gjashtë ditë më parë, City mundi bindshëm 5-0 klubin danez në shtëpi dhe sot është koha për tjetër përballje. Skuadra e Manchester Cityt ka mbërritur dje në kryeqytetin e Danimarkës, ku ka bërë stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme.

Para kësaj është mbajtur konferenca për shtyp e kampionit të Anglisë, ku Pep Guardiola iu drejtua mediave të pranishme.

Trajneri spanjoll ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut pasi pak para nisjes së konferencës për shtyp, ka përjetuar një situatë të papritur kur një nga gazetarët danezë iu afrua dhe i kërkoi një “selfie”.

Guardiola nuk e kuptoi se çfarë donte gazetari prej tij në fillim, por vendosi ta respektonte atë edhe pse ishte e qartë se ai nuk ishte shumë i emocionuar për këtë. Ky episod është komentuar edhe në Angli, ku kolegët e danezit janë tallur për “kohën dhe vendin e gabuar” të kërkesës për fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat