Inzaghi kërcënon rivalët para supersfidës ndaj Juventusit

Futboll

Inzaghi kërcënon rivalët para supersfidës ndaj Juventusit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 00:12
Inzaghi

Trajneri Inzaghi u shfaq mjaft i lumtur, pas triumfit 3-0 që Interi arriti në shtëpi ndaj Sampdorias. Në prononcimin për mikrofonin e “DAZN”, tekniku zikaltër ndër të tjera deklaroi:

“Djemtë po argëtohen në fushë, lojtarë të rëndësishëm po kthehen. Vetëm Brozovic mungon, le të shohim nëse mund ta rikuperojmë të dielën ndaj Juventusit. Ne bëmë gjërat e duhura gjatë pushimit.

Pas nokautit kundër Romës e pashë ekipin në rikuperim të qartë. Kalendari nuk ishte i lehtë, por e dinim se do të ktheheshim përsëri.

Tani vijmë nga një seri e bukur pozitive, por kampionati është i gjatë, të gjithë janë shumë të fortë, gjithsesi ne duhet të përqendrohemi në Serinë A, dhe do të mendojmë për Ligën e Kampionëve nga shkurti.

Është mirë të mos pësosh gola. Onana ishte mirë, tani duhet të vazhdojmë dhe të përmirësohemi për të ngushtuar diferencën me kryesuesit.

Kemi fituar gjashtë ndeshje dhe barazuam në Barcelonë, duhet të vazhdojmë sepse është një kampionat ku të gjithë janë të forte. Unë jam gjithashtu i lumtur për Korrean, shënoi një gol fantastik. Kam nevojë për të gjithë”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat