Anglia la jashtë Botërorit një prej shënuesve më të mirë

Futboll

Anglia la jashtë Botërorit një prej shënuesve më të mirë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:17
Anglia la jashtë Botërorit një prej shënuesve më të mirë

FA e ka mohuar, por në Angli janë të shumtë ata që besojnë se lënia e Ivan Tonejt jashtë listës së 26 lojtarëve që trajneri Garet Sauthgejt mori në Botëror ishte hetimi ndaj sulmuesit të Brentfordit për vendosje bastesh.

Sulmuesi 26-vjeçar u vendos zyrtarisht nën akuzë nga Federata Angleze për vendosjen e 232 basteve të ndryshme nga shkurti i vitit 2017 deri në janar 2021 dhe ai rrezikon të paktën pezullimin deri në fund të sezonit.

Në dosjen voluminoze prej 2800 faqesh thuhet se ai nuk ka vendosur baste kundër skuadrës së tij, që nëse do ta kishte bërë, do të ishte pezulluar përjetësisht nga futbolli, por nuk përjashtohet të ketë vendosur baste për fitoren e Brentfordit dhe rrezikon një pezullim 6 mujor nëse shpallet fajtor përveç dënimeve të tjera të mundshme.

Tonej, i cili është shënuesi i tretë më i mirë i Premier Ligës këtë sezon me 10 gola, vetëm pas Erling Halandit (18) dhe Herri Kejnit (12), ishte një nga emrat që përflitej se do të grumbullohej nga trajneri Sauthgejt, i cili zgjodhi përpara tij Uillsonin e Njukasëllit dhe Rashfordin e Mançester Junajtidit.

Por shefi i Federatës Angleze, Mark Bullingam, tha për “ITV” ditën e enjte se vendimi për ta lënë Tonejn jashtë liste ishte vetëm sportiv dhe FA nuk kishte ndërhyrë te trajneri Garet Sauthgejt për të lënë jashtë liste emrin e sulmuesit nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat