Shuplaka dhe ofendime pas eliminimit nga Kupa e Botës, shpërthejnë

Futboll

Shuplaka dhe ofendime pas eliminimit nga Kupa e Botës, shpërthejnë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:55
Meksika

Shuplaka dhe ofendime pas eliminimit nga Kupa e Botës, shpërthejnë protestat.

Një pritje aspak e ngrohtë për trajnerin e Meksikës, Tata Martinon, pas kthimit nga Katari.

Pavarësisht dorëheqjes së paralajmëruar, tifozët meksikanë dhe i gjithë populli nuk kanë arritur të qetësojnë instinktet dhe zemërimin e tyre. 

Në aeroport, tashmë ish-trajneri meksikan është sulmuar verbalisht nga shumë mbështetës. “Hajduti”, “Shakaja më e madhe e Meksikës”, “Rënia jonë”.

Një pritje vërtet e ashpër, që ka shtangur edhe vetë trajnerin Martino, i cili u shfaq i penduar dhe i shokuar.

Mediat meksikane bëjnë me dije, së në këtë  vorbull u përfshi edhe  deputeti Norberto Skoponi i cili u përball verbalisht me  një fans duke i dhënë një shuplakë këtij të fundit që po ofendonte trajnerin që drejtoi Meksikën në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat