Kush janë 11 golashënuesit më të mirë në “Katar 2022”?

Futboll

Kush janë 11 golashënuesit më të mirë në “Katar 2022”?

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 12:18
Kush janë 11 golashënuesit më të mirë në “Katar 2022”?

Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe do të mbyllet Kampionati Botëror ”Katar 2022”.

Kroacia dhe Maroko do të luajn të shtunen ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa një ditë më vonë zhvillohet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës. Tani janë caktuar 11 golashënuesit më të mirë deri më tani në Kupën e Botës.

Listës i prijnë Lionel Mesi dhe Kilian Mbape me nga 5 gola.

Hulian Alvarez i Argjentinës dhe Olivier Zhiru i Francës, kanë shënuar nga 4 gola deri më tani.

Listën prej 11 golashenuesve e mbyllin shtatë futbollistë të tjerë me nga tre gola: Ramos (Portugali), Morata (Spanjë), Rashford (Angli), Saka (Angli), Riçarlison (Brazil), Valencia (Ekuador), Gakpo (Holandë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat