A po i bashkohet Arsenalit armiku i Granit Xhakës?

Futboll

A po i bashkohet Arsenalit armiku i Granit Xhakës?

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Xhaka

A do të bëhen befas shokë skuadre dy armiq? 

Sipas gazetës angleze “Metro”, klubi i Granit Xhakës Arsenali thuhet se është i interesuar për nënshkrimin me lojtarin e Lazios, Sergei Milinkoviq-Saviq. 

Lazio raportohet se kërkon 120 milionë franga, por në anën tjetër përflitet se skuadra italiane do të kënaqet me 80 milionë.

Granit Xhaka e Sergej Milinkoviq-Saviq me kombëtaret e tyre u përballen mes vete pak ditë me parë në Kupën e Botës në Katar. 

Edhe pse lojtari i Lazios nuk ishte pjesë e incidentit, vëllai i tij Vanja e kapi për fyti Xhakën. 

Arsenali nuk është i vetmi klub i interesuar për nënshkrimin me serbin, por edhe Juventusi, Chelsea dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat