Brightoni turpëron Liverpoolin 

Futboll

Brightoni turpëron Liverpoolin 

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2023 Në ora: 17:47
Pamje nga ndeshja

Liverpooli turpërohet në stadiumin “Amex” në Brighton, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Brighton-i.

Pjesa e dytë fatale për "Reds-at", veçmas në 8 minutat e parë të pjesës së dytë u realizuan dy gola të shpejtë, duke iu falënderuar të disponuarit për lojë Solomon March.

Ai ka realizuar në minutë e 47-të dhe të 53-tën. 

Në minutën e 82-të, Danny Welbeck ka shënuar për 3:0 pas asistimit të March.

Pas javës së 20-të në Premier League, Brighton ngritet në vend të shtatë me 30 pikë dhe Liverpooli bie i teti me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat