Problemi i vërtetë i kuqezinjve

Futboll

Problemi i vërtetë i kuqezinjve

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:07
Milani

Zakonisht, pas një ndeshjeje të madhe, duhet bërë një analizë se si dhe pse skuadra në fjalë ka marrë atë rezultat specifik, por sinqerisht, pas 4-0 LacioMilan, nuk duket e mundur të jepen shpjegime për formën e kuqezinjve. Sidoqoftë, ka një pyetje të madhe: çfarë ndodhi me Milanin e Stefano Piolit? 

Ajo që e transformoi në harkun kohor prej shtatë minutash (golat e Romës me Ibanjez-Abraham) krijesën e bukur që arriti titullin dhe 1/8-at e Champions-it në skuadrën e rrëmujshme, të këputur, të brishtë që dhuron gola elementarë?

Përgjigjja duket e vështirë, por shumëkush e gjen te porta. Nevojitet Menja sepse sipas tifozëve “Tatarushanu nuk pret, nuk di të ndërtojë dhe është i dobët me këmbë”.

Vrojtime të vërteta, por nuk duhet harruar se deri te dy golat e Romës, kuqezinjtë luanin një futboll cilësor, ishin 5 pikë larg kreut dhe kishin siguruar kualifikimin në Champions.

Pra, jo gjithçka mund t’i faturohet rumunit, që deri në paraqitjen kundër Lacios nuk është dalluar për gabime trashanike.

SHKAQE – 12 gola të pësuar në pesë ndeshjet e fundit, 7 në dy të fundit, shifra reale krize: “Tomori nuk është në formë”, “Ky është niveli i vërtetë i Kalulusë”.

Rrjetet sociale, siç e dimë, janë të pamëshirshme, por sigurisht që dy qendërmbrojtësit e kuqezinjve duket se janë “kushërinj” të largët të dy anëtarëve të murit që pësuan vetëm një gol në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar.

Asnjëri nga të dy (siç bëri Teo) nuk luajti Botërorin dhe si ata as Kalabria (hetimet janë planifikuar për të si për Tomori në orët në vijim) kështu që nuk mund të jetë problem forme.

Nga Roma mori fill momenti i errësirës totale. Eliminimi në Kupën e Italisë me Torinon duke pësuar gola në epërsi numerike e në kundërsulm, barazimi i rikthimit nga Leçe i prishur nga gabimet individuale dhe ekipore të gradës së tretë, poshtërimi i Riadit në Superkupë me golin e Xhekos që mbylli efektivisht ndeshjen.

“Është problem mbulimi në mesfushë”, “Mesfushorët ofensivë nuk mbrojnë”, “E larguam Kesin pa e zëvendësuar”.

Sigurisht, që nga fillimi i sezonit, mungesa e afrikanit ka pësuar, por gjendja jo e shkëlqyer e ndeshjeve të fundit nga Tonali dhe alternativat e pakta nuk mund të mjaftojnë për të justifikuar hapësirat që kundërshtarët e Milanit gjejnë papritur.

RINGRITJA – Situata mund të ndërlikohet nëse Sasuolo që po ndjek pikë shpëtimi merr pikë të dielën në “San Siro” të dielën në orën 12:30.

Milani nuk ka rrugë tjetër përveçse të fitojë, ndërkohë që diferenca duhet parë në lojë, por sidomos në qasjen që do të ketë skuadra, e cila ndaj Leçes, Lacios dhe Interit pësoi gol që në agim të ndeshjes.

Shumë prej tyre, të konfirmuar nga shifrat e përdorimit të paktë të afrimeve të reja, drejtojnë gishtin nga merkatoja e verës: “Investimi mbi De Ketelaren nuk ia vlejti”, “Origi është gjithmonë i dëmtuar”, “Adli një fantazmë”, “Nuk ka njeri që e bën Zhirunë të marrë frymë”.

Padyshim që te Milani është tema e lojtarëve të rinj, mes lëndimeve dhe mungesës së vetëbesimit kanë luajtur pothuajse gjithmonë të njëjtët lojtarë, por është po aq e vërtetë që deri para dy javësh ky nuk kishte qenë problem dhe rezultatet kishin ardhur.

Madje duke luajtur me një ritëm të çmendur çdo tri ditë. Atëherë çfarë ndodhi? Nuk e kemi përgjigjen, por ndoshta Milani mund ta gjejë atë në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat