Galtier: Jam shprehur keq

Futboll

Galtier: Jam shprehur keq

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:43
Christophe Galtier

Christophe Galtier ka folur dy ditë para ndeshjes kundër Reims, e vlefshme për javën e 20-të të Ligue 1.

Trajneri i Paris Saint-Germain ka dashur të sqarojë rastin e zv/kapitenit:

“Dua të shpjegoj mirë dhe të bëj “mea culpa”, jam shprehur keq të hënën mbrëma.

Zgjedhjet janë shumë të qarta: Kylian Mbappé është një nga zëvendëskapitenët e këtij grupi, jo i vetmi. Sa herë që Kimpembé ka qenë në fushë në mungesë të Marquinhos, ai ka mbajtur shiritin në krah.

Kundër Lensit mungonin Kimpembé, Verratti dhe Marquinhos, kështu që vendosa të emëroj Kylian si kapiten. Fola me Kimpemben për t’ia shpjeguar këtë.”

Lamtumira e Navasit

“Afati i transferimeve përfundon për 4 ditë dhe jam shumë i fokusuar në ndeshje. Keylor është konkurrues, ai ka qenë shembullor në punën e tij që nga fillimi i sezonit. Ai është portieri ynë në “Coupe de France”.

Pastaj, është vullneti i tij dhe i drejtuesve që vendosin. Për njeriun që është dhe për karrierën e tij, duhet ta respektojmë Navasin dhe duhet ta dëgjojmë atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat