Agjenti i Firminos, optimist për rinovimin e kontratës

Futboll

Agjenti i Firminos, optimist për rinovimin e kontratës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 13:20
Firmino

Agjenti i Firminos, Roger Wittmann, ka deklaruar se klubi dhe klienti i tij kanë zhvilluar bisedime pozitive në lidhje me rinovimin e tij.

Wittmann, duke folur për “Sky Germany”, pranoi se palët tashmë janë duke biseduar për rinovimin.

Kontrata e Firminos skadon në fund të sezonit dhe raportohet se ka shumë klube të interesuara për nënshkrimin e tij.

Sidoqoftë, sipas Wittmannit, e ardhmja e sulmuesit do të jetë e qartë këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat