Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Futboll

Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:34
Vllaznia në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia dhe Bylisi janë ndalur në barazimin 1-1 në Shkodër, me Vllazninë që avancon më tej në Kupën e Shqipërisë.

Ballshiotët provuan shumë dhe madje rihapën shanset e kualifikimit me anë të Kaçorrit në minutën e 74’, por vetëm 3 minuta më vonë ishte pikërisht sulmuesi i miqve që u ndëshkua me karton të kuq.

Këtu gjetën rastin shkodranët për të përfituar, që pas një aksioni model, Çoba finalizoi siç duhet për të rivendosur baraspeshën në minutën e 84’.

Kështu Vllaznia shkon në çerekfinalen e Kupës së Republikës për ta mbrojtur për të tretin vit radhazi, ndërsa Bylisi duhet të fokusohet në kampionat, aty ku po lufton për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat