Alvarez: Pep më ka befasuar

Futboll

Alvarez: Pep më ka befasuar

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:26
Alvarez

Kampion i botës me përfaqësuesen “Albiçeleste”, Julian Alvarez nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj trajnerit të tij Pep Guardiola, duke i mahnitur dhe befasuar nga zgjedhjet e tij taktike pas çdo jave:

“Kisha dëgjuar se Pep është i çmendur në lidhje me aplikimin e skemave dhe përpiqet gjithmonë t’u përshtatet rivalëve.

Tani që jam këtu arrij t’i kuptoj se janë të vërteta. Është gati e pamundur që Guardiola të vendosë 11-she bazë në dy ndeshje radhazi.

Dhe në këtë situatë askush nuk e ka vendin e sigurt, çka do të thotë për aq kohë sa je në fushë duhet të tregosh më të mirën nga vetja, përndryshe rrezikon stolin, ndonëse mund të kesh zhvilluar paraqitje pozitive më parë”, përfundoi 23-vjeçari për “GQ Magazine”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat