Vlonjatët triumfojnë me 2 gola ndaj Luzit 2008

Futboll

Vlonjatët triumfojnë me 2 gola ndaj Luzit 2008

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:39
Vlonjatët triumfojnë me 2 gola ndaj Luzit 2008

Flamurtari gjen fitoren e parë në vitin kalendarik 2023.

Vlonjatët e Marselo Troisit mposhtën me rezultatin 0-2 Luzin 2008 në sfidën e zhvilluar në Peqin.

Të dy golat në këtë duel u shënuan nga futbollistët Erik Flores dhe Dos Santos.

Skuadra e Flamurtarit ishte më superiore në këtë duel duke e merituar triumfin, ndërkohë që inkursionet e Luzit ishin me pikatore. 

Vlen të theksohet se në minutën e 37-të, pati edhe momente paniku pas një përplasje kokë më kokë brenda zonës, mes portierit të Luzit dhe sulmuesit të Flamurtarit. 

Ndërkohë që pjesa e dytë nisi me vonës, për shkak të mungesës së ambulancës.

Me këtë fitore Flamurtari u ngjit në  kuotën e 25 pikëve në 14 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin  e dytë, teksa Luzi mban vendin e shtatë me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat