Besa rikthehet te fitorja

Futboll

Besa rikthehet te fitorja

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 15:17
Besa rikthehet te fitorja

Besa e Kavajës kthehet te fitorja në kampionatin e Kategorisë së Parë pas dy barazimeve dhe një humbjeje në tri sfidat e fundit.

Skuadra kavajase mposhti 2-0 Besëlidhjen e vendit të fundit dhe shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e pestë, vetëm tri pikë më pak se Flamurtari i vendit të dytë.

Në këtë takim të javës së 15-të të luajtur në Berat vendosën golat e Onuh dhe Hoxhës. I pari u shënua në fundin e pjesës së parë, ndërsa finalizimi që vulosi suksesin e kavajasve u realizua sapo nisi koha shtesë.

Rezultat paksa befasues në sfidën tjetër të zhvilluar mes Turbinës dhe  Apolonisë, e mbyllur me fitoren minimale të skuadrës cërrikase me golin e Jusuf në minutën e 58-të. Turbina me këtë fitore la pas në vendin e fundit Besëlidhjen, ndërsa Apolonia, me 17 pikë të grumbulluara, duhet të mendojë ende për mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat