Mbappe blen një veturë super luksoze, por ai nuk ka patentë për ta vozitur atë

Futboll

Mbappe blen një veturë super luksoze, por ai nuk ka patentë për ta vozitur atë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:08
Mbappe blen një veturë super luksoze

Kur arrijnë famë dhe pasuri, lojtarët e futbollit priren t’i plotësojnë vetes dëshira nga më të çmendurat dhe një nga më të zakonshmet është blerja e makinave luksoze.

Kyliam Mbappé nuk ka mbetur pas dhe së fundmi mësohet se ka blerë një Ferrari, por nuk ka patentë.

Francezi i ka bërë dhuratë vetes një Ferrari 488 Pista, me një V8 720 kuaj fuqi, ose një Ferrari SF90 Stradale me 1000 kuaj fuqi.

Sa kushton Ferrari i Mbappesë?

Revista GQ thekson se sulmuesi i PSG-së ka shpenzuar plot 500 mijë euro për “bishën” e tij të re.

Pavarësisht se ka disa makina luksoze, Mbappé nuk ka patentë shoferi, kështu që ai nuk do të drejtojë vetë Ferrarin e sapoblerë.

“Është një nga mangësitë e të qenit i suksesshëm herët. Më kanë munguar gjërat e thjeshta si të kesh patentë shoferi. Mendoj se të gjithë e kanë një të tillë.

Për shumë njerëz patenta është një detyrim, por nuk ishte për mua. Nuk ka qenë asnjëherë prioritet”, – ka shpjeguar futbollisti në disa raste në një intervistë.

Pavarësisht se tashmë është 24 vjeç, Mbappé ende nuk vozit, edhe pse PSG i ofroi mësimet në një autoshkollë, por ai nuk e konsideron të nevojshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat