Udinese poshtëron Milanin

Futboll

Udinese poshtëron Milanin

Nga: K.G. Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

As laiku më i madh nuk ka pritur se Milani sonte do të mposhtet në Udine me rezultat 3:1 nga Udinese.

Fitore e madhe për Udinesen dhe zhgënjim të kampioni në fuqi për faktin se rrezikon shumë që të bie nga zona e Champions League.

Udinese poshtëron Milanin!

Duket se Milani ishte i lodhur nga ndeshja në Champions League me Tottenhamin gjatë të martës që e lamë pas ku edhe u kualifikua në çerekfinale.

Për Udinesen shënuan Pereyra (9'), Beto (45+5'), Ehizibue (70') dhe për Milanin realizoi Ibrahimoviç (45+3' - nga penalltia).

Milani renditet në vend të katërt me 48 pikë dhe Udinese në të tetin me 38 sosh pas 27 javësh në Serie A.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat