Salah ka vendosur se ku do të luajë në fund të sezonit

Futboll

Salah ka vendosur se ku do të luajë në fund të sezonit

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:11
Salah

Pas gjashtë vitesh, Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli.

Sulmuesi egjiptian synon të ndryshojë ambientin për të rigjallëruar karrierën e tij pasi ka fituar gjithçka me “Të Kuqtë”.

Pasi triumfeve me Liverpullin, Mohamed Sallah duket se është në gjueti për stimuj të rinj.

Sulmuesi egjiptian ka edhe dy vite në kontratën e tij me anglezët, por mund të largohet nga Liverpulli dhe Anglia në fund të sezonit.

Synimi i ish-lojtarit të Roma-s, në fakt, do të ishte rigjallërimi i karrierës së tij siç shpjegohet nga “FootMercato”.

Vlera e saj në merkato është rreth 70 milionë euro dhe, padyshim, nuk mungojnë kërkuesit.

Në fakt, shumë skuadra janë tashmë të interesuara për Mohamed Sallah, veçanërisht te Paris Sen Zhermeni, Real Madridi dhe Barcelona.

Lojtari dëshiron stimuj të rinj dhe mund t’i gjejë në La Liga. Në fakt, do të ishte kampionati spanjoll që tundon më shumë Salahun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat