Tottenham duhet t’i paguajë shifrën e majme Contes nëse e shkarkon

Futboll

Tottenham duhet t’i paguajë shifrën e majme Contes nëse e shkarkon

Më: 23 mars 2023 Në ora: 18:21
Antonio Conte

Aventura e Antonio Conte-s në stolin e Tottenham tani duket se ka arritur në fund.

 Sipas mediave kryesore angleze, ish-trajneri i Inter-it dhe Juventus-it po pret vetëm të flasë me drejtuesit e klubit londinez në lidhje me një dëmshpërblim i majmë për prishjen e parakohshme të kontratës.

Daily Mail shpjegon se si Conte mund të marrë një shumë prej rreth 4 milionë sterlina (rreth 4.5 milionë euro) për të mbyllur kontratën e tij, tre muaj përpara.

Midis kandidatëve të ndryshëm për pasardhësin e tij do të ishte Ryan Mason, por profile të tjera nuk mund të përjashtohen, përfshirë atë të ish-it Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat