Presidenti i PSG-së ka marrë udhëzime nga Katari për të ardhmen e Messit

Futboll

Presidenti i PSG-së ka marrë udhëzime nga Katari për të ardhmen e Messit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 20:50
Nasser al-Khelaifi e Lionel Messi

E ardhmja e Lionel Messit mbetet një nga temat kryesore në botën e futbollit.

Kjo nuk duhet të jetë e habitshme, pasi kontrata aktuale e sulmuesit 35-vjeçar skadon për tre muaj.

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, është udhëzuar nga pronarët e klubit në Katar, sipas Goal, duke cituar Mundo Deportivo.

“Al-Khelaifi është udhëzuar nga Doha që të sigurojë vazhdimin e kontratës me Lionel Messin në çdo mënyrë të mundshme”, thotë burimi.

Lionel Messi është te PSG që nga vera e vitit 2021. Që atëherë, argjentinasi ka luajtur 66 ndeshje për parisienët, në të cilat ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 32 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat