Nagelsmann mund të caktohet trajner i gjigantit anglez

Futboll

Nagelsmann mund të caktohet trajner i gjigantit anglez

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:27
Julian Nagelsmann

Vetëm pak kohë pasi u largua nga Bayern Munich, trajneri Julian Nagelsmann mund ta fillojë detyrën e re.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajneri gjerman pëlqehet nga bordi i Chelsea.

Ku tani është duke shqyrtuar mundësinë e largimit të Graham Potter për shkak të rezultateve jo të mira me londinezët.

Chelsea të shtunën pësoi humbje në shtëpi nga Aston Villa, 0-2, në kuadër të xhiros së 29 të Premier League dhe tash gjendet në pozitën e 11 në elitën e futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat