Aktori i njohur i telefonon Balen

Futboll

Aktori i njohur i telefonon Balen

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:26
Ryan Reynolds

Aktori Ryan Reynolds, bashkëpronar i Wrexham së bashku me Rob McElhenney, vazhduan diskutimin e këndshëm me Gareth Bale, i cili ishte ftuar me shaka nga skuadra e Uellsit të kthehej për të luajtur futboll për një sezon të fundit në Wrexham të vendit të tij…

Aktori i shkroi ish-sulmuesit të Real Madridit në Twitter: “Unë do të krijoje një fushë golfi te shpina e Rob (McElhenney) nëse luan Bale një sezon në Wrexham. Përditësim: Pas një kërkimi në internet të imazhit, duket se Rob nuk ka fare qime në trup per te mbështetyr këtë plan”.

Skuadra uellsiane më në fund është promovuar në Ligën e Dytë, për kënaqësinë e pronarëve të tyre: Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney. Fitorja kundër Boreham vulosi rikthimin e Wrexham në Ligën e Futbollit për herë të parë që nga viti 2008.

Që kur Rob McElhenney dhe Ryan Reynolds kanë marrë përsipër kompanitë e Uellsit, ka pasur investime të mëdha që e kanë rikthyer klubin në Ligën e Dytë.

Pas një sezoni zhgënjyes të kaluar, një fazë e re rritjeje duket se ka nisur për Wrexham. Por është e gabuar të mendosh se paratë ishin i vetmi faktor që e ndihmuan klubin uellsian të ketë sukses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat