Ndaloi Haalandin, Interi i ‘magjepsur’

Futboll

Ndaloi Haalandin, Interi i ‘magjepsur’

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:22
Skriniar

I fokusuar në fushë, por edhe në merkato. Interit ndahet, fokusi është te finalja e sezonit si dhe te zgjedhjet që duhen bërë me synimin për të forcuar skuadrën.

Një përforcim që do të nisë nga mbrojtja, ku duhet urgjentisht zëvendësuesi i Milan Skriniar. Në këtë kuptim, konfirmimet vijnë nga Anglia për një emër: Tosin Adarabioyo.

I propozuar Interit, 25-vjeçari anglez me prindër nigerianë është i lidhur me Fulhamin me një kontratë që skadon në qershor 2024. Klubi londinez ka ushtruar opsionin për ta zgjatur edhe për një vit, pasi nuk ka asnjë qëllim që ta humbasë me kosto zero.

Sidoqoftë, vera e ardhshme përfaqëson shansin e fundit – me përjashtim të një rinovimi të mëtejshëm – për të mbledhur disa milionë nga shitja e tij. Një nga blerësit potencial është pikërisht Inter-i.

Sipas ‘Daily Mail’, zikaltrit po e ndjekin atë dhe janë mahnitur veçanërisht nga paraqiotja e tij kundër Manchester Cityt të dielën e kaluar, veçanërisht nga mënyra se si arriti të ngadalësonte fenomenin  Erling Haaland.

Një ‘kolos’ 196 cm, Adarabioyo është joshës për klubet e tjera Premier, por Inter-i, falë marrëdhënieve të shkëlqyera me përfaqësuesit e tij, mund të jetë në avantazh ndaj konkurrencës.

Ndërkohë Marotta dhe klubi po vazhdojnë të shikojnë për mundësi të tjera në merkato. Duhet mbajtur mend se gjatë javëve të fundit profili i Evan N’Dicka është afruar me Inter-in, por lojtarit pëlqehet edhe nga klube të tjera në Itali dhe Europë.

Në fakt, për qendërmbrojtësin francez të lindur në vitin 1999 është vënë në lëvizje edhe Juventus-i dhe në veçanti Roma, me verdhekuqtë që duket se janë aktualisht në avantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat