Colella: Nuk më intereson Tirana

Futboll

Colella: Nuk më intereson Tirana

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:41
Colella

Partizani do të luajë ndaj Kukësit në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”.

Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, tekniku i “demave të kuq” Giovanni Colella ka folur për mediat.

“Mendoj që nuk duhet ta shikojmë klasifikimin pasi duke parë që skuadrat janë mjaft të ngjeshura.

Duke studiuar kampionatet sezonet e shkuara, kam evidentuar se skuadrat e vendeve të fundit duhet të kishin 10-12 pikë, por tashmë vend i fundit ka 32 pikë, prandaj për këtë fakt të gjitha ndeshjet janë të vështira.

Nuk më intereson nëse ne luajmë pas apo Tirana përpara.

Mendoj që janë ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Kukësin, por edhe derbi me Tiranën, nuk ka kohë për të rikuperuar. Janë të gjitha ndeshje të rëndësishme duke përmendur dhe ato të mëparshmen, atë me Erzenin dhe Bylisin sepse nuk na lejohet asnjë hap i gabuar.

Për sa i përket rinovimit të kontratës, kjo i takon presidentit Gazmend Demi dhe klubit. Unë do të jap maksimumin deri në përfundim të kontratës time dhe në fund vendosim të dyja palët.

Por nëse do mendimin tim, klubi është i kënaqur nga puna ime dhe unë jam i kënaqur nga puna ime, por gjërat mund të ndryshojnë, por në këtë moment është të mbarojmë pozitivisht kampionatin dhe nuk ka rëndësi çështja e kontratës.

Unë kam besim tek fjala që personat i japin njëri tjetrit dhe jam i bindur që kam folur me persona që mendojnë si unë, shqetësimi ynë i vetëm është të mundim Kukësin”, deklaroi Colella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat