Mesazhi i Messit për Busquestin pas largimit të mesfushorit nga Barcelona

Futboll

Mesazhi i Messit për Busquestin pas largimit të mesfushorit nga Barcelona

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:28
Messi e Busquets

Sergio Busquets sot (e mërkurë) njoftoi zyrtarisht që do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

34-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka vendosur të mbyllë një nga karrierat më të lavdishme të Barcelonës në histori, duke fituar gjithçka të mundshme në shumë raste.

Për largimin e Busit, ka reaguar ish-bashkëlojtari e tij në Barçë, Leo Messi ku vetëm fjalë të mira ka thuruar për mesfushorin, teksa i ka uruar gjithë të mirat në fazën e re.

“Në fushë gjithmonë me 5, por në realitet si lojtar dhe si njeri je një 10, Busi. Ju uroj gjithë të mirat në fazën tuaj të re dhe gjithmonë, për ju dhe për të gjithë familjen tuaj.

Fatmirësisht për gjithçka brenda dhe jashtë fushës, ka pasur kaq shumë momente që kemi kaluar së bashku, shumë të mira dhe disa edhe të ndërlikuara.

Ato do të qëndrojnë përgjithmonë!”, ka shkruar Messi në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat