Ndeshje vendimtare për Ferizajn

Futboll

Ndeshje vendimtare për Ferizajn

Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:19
"Ujqit"

Ferizaj është një nga skuadrat më të mira në elitën e futbollit, sidomos në edicionin pranveror.

Bardhekaltëritt përkundër se kanë marrë 25 pikë deri më tani, ende nuk e kanë siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Në xhiron e 35-të, Ferizaj luan në udhëtim te lideri Ballkani dhe pikët nga kjo përballje janë tejet të rëndësishme.

Për t’i qëndruar afër ekipit dhe lojtarëve si gjithmonë edhe në këtë ndeshje janë përkujdesur tifozët bardhekaltër "Ujqit".

Kësisoj të shtunën në Suharekë pritet një udhëtim i madh nga Ujqit të cilët do t’i japin ndihmë shtesë Ferizajt për të arritur ndonjë rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat