Manchester Utd deklason Chelsean, kalon në vend të tretë

Futboll

Manchester Utd deklason Chelsean, kalon në vend të tretë

Nga: K. G. Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:53
Manchester Utd

Manchester Utd ka treguar klasin e vet, duke e deklasuar me rezultat 4:1 Chelsean, në ndeshjen e mbetur të javës së 32-të të Premier League. 

Chelsea nuk ishte rival i denjë i vendasve që administruan lojën  me kujdes nga minuta e parë.

Golat për Manchester Utd i realizuan Casemiro në minutën  6-të,Martiaë 45+5', Fernandes 73' e Rashford 78' dhe për Chelsean shënoi Joao Felix (89')..

“Djajtë e Kuq” dhuruan spektakël në “Old Trafford”.   

Manchester Utd kalon në vend të tretë me 72 pikë dhe Chelsea renditet në të 12-tin me 43 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat