Vidal gjen një befasi të keqe në aeroport

Futboll

Vidal gjen një befasi të keqe në aeroport

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:12
Vidal

Kohë të vështira për Arturo Vidal dhe Flamengo-n. Nga skuadra braziliane pritej shumë më tepër, duke pasur parasysh edhe transferimet e rëndësishme nga merkato.

Mes tyre edhe ish-i lojtari i Juventusit dhe Interit që përfundoi në qendër të kritikave. Në fakt, tifozëve nuk u mjaftuan pesë ndeshjet pa humbje dhe debati u zhvilluar pas rikthimit nga ndeshja e fundit jashtë fushe.

Tifozeri shumë e zemëruar për një paraqitje më të ulët se sa pritej nga kuqezinjtë që barazuan 1-1 në Ñublense de Chile për Copa Libertadores në ndeshjen e fundit.

Me të mbërritur në aeroport, i gjithë grupi ka pasur një pritje jo të këndshme, me disa tifozë që nuk kanë humbur rastin të kritikojnë ashpër lojtarët e Flamengos me shumë ofendime. Subjekti i sulmeve të ashpra mbi të gjitha Arturo Vidal, i vënë në shënjestër nga një tifoz i papërmbajtur.

Teksa po dilte nga aeroporti, mesfushorit kilian iu drejtuan në mënyrë të keqe, me një ftesë të detyrueshme për të ndryshuar ekip: “Vidal, kthehu në Kili. Për hir të Zotit.

Luaj futboll në Kili, lojtar m…”.

Më pas ka ardhur akuza se nuk jep maksimumin për Flamengon: “Ky është Flamengo dhe po shkelni fytyrat e tifozëve. Jeni m…, jeni i dobët”. Një skenë e sikletshme me Vidalin që nuk qëndroi indiferent ndaj gjithçkaje: futbollisti e ka parë në sy tifozin akuzues.

Ndërsa vazhdonte të ecte Vidal mbajti kontaktin me sy me djalin, duke e pyetur atë “Çfarë është? Çfarë është ajo? Për çfarë po flet?” pastaj mbyllni “Tani është e lehtë të flasësh”.

Fatmirësisht Mbreti Arturo nuk iu dorëzua provokimit dhe u largua duke mërmëritur. Mesfushori nuk ishte i vetmi që u vu në shënjestër të kritikave dhe ofendimeve, të njëjtin fat e ka pasur në fakt një tjetër i njohur i vjetër i futbollit europian siç është David Luiz.

Ish-i lojtarit të Benfica-s, Chelsea-t, Paris Saint Germain-it dhe Arsenal-it iu drejtuan keq, me tifozë që e ftuan të largohej për në Greqi. Me pak fjalë, situata nuk është aspak e mirë për lojtarët e Flanengo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat