Gjilani nderon kampionët

Futboll

Gjilani nderon kampionët

Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:21
Gjilani nderon kampionët

Ballkani fitoi titullin e dytë radhazi kampion. Skuadra e Ilir Dajës fitoi garën me Dritën, duke u konfirmuar si skuadra më e fortë e futbollit dardan.

Sot luhet java e fundit dhe në Therandë ka festë. Ballkani pret Gjilanin, me këta të fundit që kanë respektuar kampionët e Kosovës.

Atmosfera e krijuar nga tifozët në stadium është shumë e bukur, siç dallohet në videot e mëposhtme.

Nuk mungojnë as duartrokitjet për strategun Daja, i cili i ka dhuruar dy titujt e parë kampionë Ballkanit.

Qyteti vlon nga suksesi fantastik i skuadrës së zemrës dhe të gjithë do të festojnë gjatë këtë të diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat