Si Potter e paralajmëroi presidentin!?

Futboll

Si Potter e paralajmëroi presidentin!?

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:21
Graham Potter

Presidenti i ri i Chelseat, Todd Boehly nuk është përmbajtur sa i takon investimeve në dy merkatot e fundit.

“Blutë e Londrës” në epokën e investitorit amerikan kanë firmosur me më shumë se 13 lojtarë duke kaluar shifrën e më shumë se 500 milionë euro shpenzime.

Si pasojë, klubi po has vështirësi në aspektin financiar për shkak të rregullave të Fair-Playt dhe i duhet të largojë një pjesë të mirë të futbollistëve, edhe për shkak të “fryrjes” së organikës.

Todd Boehly e ka kuptuar me vonesë gabimin, edhe pse ish-trajneri Graham Potter është munduar ta këshillojë.

Sipas The Guardian, Potter ia bëri të qartë presidentit se ishte duke nënshkruar me shumë futbollistë dhe se 120 milionë për një si Enzo Fernandez ishin tepër para.

Megjithatë, në fund Potter përfundoi i shkarkuar për mungesë të rezultateve ndërsa tashmë problemet duhet t’i zgjidhë Mauricio Pochetino.

Argjentinasi firmosi për dy vite me “Blutë e Londrës” teksa ka marrë përsipër projektin për të rikthyer londinezët sërish në vendet e para të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat