Dinamo uron Partizanin për titullin: Përgëzime dhe suksese në Europë

Futboll

Dinamo uron Partizanin për titullin: Përgëzime dhe suksese në Europë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:29
Partizani

Dinamo ka uruar klubin e Partizanit për titullin kampion të sezonit 2022-2023.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, ata iu urojnë të kuqve suksese në Europë. 

Ndër të tjera shkruhet se presin të përballen në sezonin e ardhshëm të Superiores.

"Futboll Club Dinamo dhe presidenti Adrian Bardhi uron FK Partizanin për fitoren e titullit kampion.

Përgëzojmë punën e presidentit Gazment Demi dhe i dëshirojmë suksese të kuqve në Europë.

Gjithashtu, presim rastin të përballemi denjësisht në derbin historik gjatë ndeshjeve të sezonit të ardhshëm", uron Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat