Dorinel Munteanu, trajner i skuadrës rumune Oțelul Galati, tha se Rumania është më e mirë se Kosova.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe Rumanisë do të zhvillohet me 16 qershor, në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova kërkon fitore e parë pas dy barazimeve, ndërsa Rumania të tretën rresht në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
“Janë dy ndeshje jashtë, ndeshje ku mund të marrim katër pikë.
Nuk mendoj se Kosova është ekip më i mirë se ne. Varet nga stafi, përgatitja, sepse nëse Zvicra është favorite në letër, atëherë duhet të ngrihemi mbi nivelin e të tjerëve në grup.
Janë ndeshje të rëndësishme, por ne duhet të triumfojmë. Nuk kemi nevojë të nxitojmë dhe duhet të japim gjithçka për të fituar në Kosovë”, tha Dorinel Munteanu, transmeton media rumune “Digi Sport”.