City e kërkon transferimin e Theo Hernandez

Futboll

City e kërkon transferimin e Theo Hernandez

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:13
Theo Hernandez

Manchester City është duke kërkuar transferimin e mbrojtësit anësor të majtë të Theo Hernandez.

Sipas La Repubblica, zevëndëskapiteni i AC Milan, Theo Hernandez është synim i Manchester City për këtë sezon, derisa ai është duke e marrë në konsideratë largimin nga kuqezinjtë pas shkarkimit nga pozita e drejtorit teknik të Paolo Maldinit.

Manchester City e ka kërkuar vazhdimisht Hernandez, megjithatë mbrojtësi zgjati kontratën me AC Milan deri në vitin 2027.

Sipas raportit, gjërat tani kanë ndryshuar për shkak se largimi i Malidin ka bërë që Hernandez të shikojë për opsione të tjera në këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat