Mbi 46 mijë tifozë pritet të jenë në “Giuseppe Meazza”

Futboll

Mbi 46 mijë tifozë pritet të jenë në “Giuseppe Meazza”

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:44
Stadiumi “Giuseppe Meazza”

Ditën e nesërme, Interi do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni. Zikaltrit do të përballen me Manchester City në Stamboll për finalen e Champions League, por zemra e Interit nuk do të rrahë vetëm në Turqi.

Milano po përgatitet për një natë të madhe në “Giuseppe Meazza”. Në stadiumin e Interit, mbrëmjen e nesërme do të jetë një ekran gjigant që do të transmetojë live finalen e madhe të Champions League.

Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, deri më tani numri i të pranishmëve do të jetë në 46.200 tifozë zikaltër.

Për shkak të numrit të madh të tifozëve të pranishëm që do të jenë ditën e nesërme, Policia do të marrë masa maksimale për sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat