Grealish: Isha tejet i dobët por nuk më intereson, speciale ta fitosh tripletën

Futboll

Grealish: Isha tejet i dobët por nuk më intereson, speciale ta fitosh tripletën

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 23:51
Grealish

Manchester City është kampioni i ri i Evropës pasi që në finale të Ligës së Kampionëve e mposhti Interin me rezultat minimal 1:0.

Heroi i Cityt sot ishte padyshim mesfushori Rodri, i cili i siguroi Cityt trofeun e parë në histori të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, shoku i tij i skuadrës, Jack Grealish thotë se ai personalisht kishte paraqitje tejet të dobët, por se nuk i intereson pasi që ka bërë diçka speciale duke e ndihmuar Cityn ta fitojë tripletën.

“Kjo është diçka që t’i punon tërë jetën për të. Jam tejet i lumtur. Isha tejet i dobët por nuk më intereson. Ta fitosh tripletën me këtë grup të lojtarëve është shumë speciale”, tha Grealish.

“Të gjithë që më njohin mua e dinë se sa shumë e dua futbollin dhe kjo është ajo për të cilën unë kam punuar tërë jetën. Ta shikoja familjen time në tribuna më emocionon shumë. I thash trajnerit, ‘Dua të falënderoj ty’. Ai më ka besuar shumë mua. Ai është një gjeni”, tha më tej Grealish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat