Dzeko “përplaset” me klubin e tij të ri të Fenerbahce

Futboll

Dzeko “përplaset” me klubin e tij të ri të Fenerbahce

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:03
Dzeko

Më pak se një javë pas transferimit të tij në Turqi, mes Edin Dzekos dhe Fenerbahce shpërthen telashi i parë. ish-sulmuesi i Interit nuk ka ndërmend të marrë pjesë në turneun e planifikuar për në fillim të korrikut në Shën Petersburg të Rusisë, ku skuadra e tij e re është e ftuar të marrë pjesë së bashku me Zenit, Cërvena Zvezdën e Beogeradit dhe Neftchi Baku.

Arsyeja është rreptësisht politike, duke qenë se Dzeko ka dalë hapur kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas “Fotospor”, Dzeko i cili tashmë doli hapur kundër miqësores ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Bosnjës shtatorin e kaluar, do të kishte mbështetjen e disa bashkëlojtarëve, kryesisht të huaj, por nuk ka mbështetjen publike zyrtare të klubit.

Përkundrazi, duke qenë se Dzeko është regjistruar për të luajtur edhe miqësore, rrezikon edhe një gjobë nga Fenerbahce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat