Dy skuadrat problematike do të përballen me shqiptarë

Futboll

Dy skuadrat problematike do të përballen me shqiptarë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 13:05
Pamje nga ndeshja AEK - Dinamo

Është zhvilluar mbrëmë ndeshja e fundit e turit të tretë të Ligës së Kampioneve, mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, aty ku skuadra greke ka arritur të bëjë mrekullinë në minutat e fundit, për të siguruar një biletë në “Play Off”.

Kroatët e panë veten në avantazhin e dy golave, ku Sutaklo dhe Ljubiçiç e cuan rezultatin në 0-2.

Kur dukej se gjithçka po merrte fund, ka reaguar AEK dhe në minutën e 2 shtesë, ka ngushtuar rezultatin në 1-2 ndërkohë pas 8 minutash, ka barazuar në 2-2 duke prerë biletën për në turin tjetër.

Sakaq, në “Play Off”, AEK-u do të përballet me skuadrën e Rojal Antuerpit nga Begjika, pjesë e së cilës është edhe futbollisti shqiptar Arbnor Muja.

Ndërkohë, Dinamo Zagreb luan në “Play Off” të Ligës së Europës ndaj Sparta Pragës, ku pjesë është Qazim Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat