Llapi importon tre pikë nga Lipjani, Fushë Kosova kokulur  

Futboll

Llapi importon tre pikë nga Lipjani, Fushë Kosova kokulur  

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:56
Pamje nga ndeshja

Llapi nga Podujeva ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Fushë Kosovës, në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 18-të, Osman Mëziu doli ballë për ballë me portierin por për fat të keq të tij topi ndalet në tërthorëse të Llapit.

Llapi kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Fushë Kosova si vendas ka luajtur në Lipjan, pasi që fusha e saj nuk i plotëson kriteret.

Për Llapin shënuan Blakçori (49’) e Hyseni (76’) dhe për Ulpianën realizoi Krasniqi (28’).

Llapi ngritet në vend të katërt me 6 pikë dhe Fushë Kosova mbetet në fund pa pikë (një ndeshje më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat