Arteta konfirmon mungesën e tre lojtarëve

Futboll

Arteta konfirmon mungesën e tre lojtarëve

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:13
Arteta

Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se yjet Bukayo Saka, Lesandro Trossard dhe Declan Rice do të mungojnë ndaj Brentfordit.

“Topçinjtë” përballen me “Bletat” në kuadër të 1/32 në “EFL Cup” përndryshe e njohur si Carabao Cup.

Sidoqoftë, ata duhet t’ia dalin pa Sakan, Rice dhe Trossard që kanë luajtur rol të rëndësishëm këtë sezon.

“Saka? Ai ishte i lënduar keq pas ndeshjes (ndaj Tottenhamit). Duhet ta nxjerrnim nga fusha. Nuk ishte në gjendje të stërvitet. Është mundësi që edhe të mungojë ndaj Bournemouthit”.

“Trossard? Nuk do të jetë i gatshëm. Të shohim si do të përmirësohet ditë pas dite. Ai ka bërë pak aktivitet, por ende s’është rehat”.

Përballja mes Brentfordit dhe Arsenalit do të nis me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat