Guardiola: Nuk donim të harxhonim energji

Futboll

Guardiola: Nuk donim të harxhonim energji

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 15:50
Guardiola

Manchester City është eliminuar në raundin e tretë të Kupës së Ligës, i cili konfirmohet kështu si turneu më i injoruar nga gjigantët anglezë. Realisht, skuadra e Pep Guardiolës, përveç Brightonit, ishte e vetmja skuadër e madhe që doli në raundin e tretë, i pari i luajtur nga skuadrat më të rëndësishme.

Është e vërtetë që kundërshtari ishte i nivelit të lartë, Newcastle, finalist i kompeticionit në vitin 2023, dhe fitoi 1-0 falë golit të Aleksandër Isak, por kampionët e Europës lanë përshtypjen se nuk ishin shumë të shqetësuar për t’u kualifikuar në raundin pasardhës.

Një dyshim i konfirmuar qartë në fund të ndeshjes nga vetë Guardiola, mjaft i qartë në shpjegimin e zgjedhjes për të dërguar në fushë një ekip më shumë se alternativ, pa Walker dhe Haaland:

“Mendova se Kyle dhe Erling kishin luajtur tashmë mjaftueshëm minuta në këtë pjesë të parë të sezonit. Kemi shumë ndeshje përpara nesh, ndoshta mund ta kisha aktivizuar Haaland në 10 apo 15 minutat e fundit, por vendosa të mos e bëja.

“Në Carabao Cup, që kur kam qenë këtu, ne gjithmonë u kemi dhënë hapësirë ​​atyre që luajnë më pak. Fatkeqësisht kemi edhe shumë lojtarë të dëmtuar.

“Kurrë nuk dua të harxhoj shumë energji në këtë kompeticion. Nëse kalon, kalon, në fund të fundit mendon vetëm për titullin kur arrin në gjysmëfinale”, shtoi Guardiola, i “zhgënjyer” edhe për shkak se iu desh të aktivizonte një titullar si Manuel Akanji në fundin e ndeshjes: “Do të kisha preferuar ta shmangia, do të doja ta kisha lënë të pushonte”.

Fjalët e Guardiola-s janë pra të qarta, pasi prej dy vitesh, pasi ka fituar katër vite radhazi Carabao Cup, nga viti 2017 deri në 2021, ai ka vendosur ta “injorojë” kompeticionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat