Alirifa: Malisheva do të rikthehet fuqishëm me këtë fitore

Futboll

Alirifa: Malisheva do të rikthehet fuqishëm me këtë fitore

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:22
Alirifa

Malisheva sot ka arkëtuar pikë të plota në udhëtim te Liria me rezultat minimal 1:0.

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa u shpreh i lumtur me angazhimin dhe karakterin e lojtarëve.

Sipas tij ky ekip me këtë fitore do të rikthehet edhe më fuqishëm pas disa humbjeve radhazi.

“Realisht jam i lumtur me angazhimin e lojtarëve që treguan karakter të fortë pas asaj që ndodhi xhiron e kaluar ku na u mor fitorja nga dora nga Llapi. Sot lojtarët treguan karakter.

Pjesën e parë na dominuan plotësisht me raste. Më pas erdhi penalltia, por na u komplikuan gjërat me përjashtimin e Hazrollajt.

Na u desh ta jepnim maksimumin për ta mbrojtur rezultatin dhe ia dolëm. Malisheva tash e tutje, pas krizës në tri javët e kaluara, do të kthehet edhe më fuqishëm”, ka thënë Alirifa.

Malisheva sot fitoi në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, në ndeshjen e tensionuar me Lirinë. Malishevasit triumfuan me rezultatin 1:0 të shtunën, falë një goli që e shënoi Ilir Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat