Çfarë shkruhej në vitin 1983? 40 mijë shikues e 80 mijë trëndafila! Vokrri kundër Mances! Prekazi përjashtohet   

Futboll

Çfarë shkruhej në vitin 1983? 40 mijë shikues e 80 mijë trëndafila! Vokrri kundër Mances! Prekazi përjashtohet   

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 nëntor 2023 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja Prishtina - Partizani (21 gusht, 1983). Favzi Rama - majtas

Prishtina dhe Partizani i Beogradit, për herë të parë u ndeshen mes vete për pikë në verën e vitit 1983 në kuadër të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Nga Shkupi e Sarajeva, nga Tetova e Podgorica, nga Presheva e Tuzi, nga të gjitha qytetet e Kosovës, rrugët të çonin në stadiumin e Prishtinës pikërisht me 21 gusht të vitit 1983!

Pothuajse po shembej stadiumi nga numri i madh i shikuesve, rreth 40 mijë veta, atmosfera si “vullkan”, Fadil Vokrri kundër Dragan Mances e Xhevat Prekazit.  

“Vokrri i shkëlqyeshëm”, ishte titulli i “Sportit” të Beogradit. 

“Kushdo që të dyshonte sadopak, duhej të shkonte në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe për të parë 40,000 zemra dhe 80,000 trëndafila. 

Të gjithë për futbollin”, shkruante mes të tjera “Sport”.

Java e dytë, 21 gusht, 1983

Prishtina – Partizani 2:1 (1:1)

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 40.000.
Shënues:  Zoran Batroviq (33’), Fadil Vokrri (54') – Dragan Mance (16').
 Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 7 (Lubisha Trajkoviq), Shefqet Sinani 6, Ramadan Cimili 7, Petre Gruesvki 7, Favzi Rama 7, Edmond Rugova 6, Fadil Muriqi 7, Fadil Vokrri 8, Agim Cana 6 (Faton Domi 70’) e Zoran Batroviq 7.
Partizani: Stojiq 5, Radoviq 7, Rojeviq 6 (Varga 65’), Dimitrijeviq 6 (Mashiq 64’ - 6), Jeshiq 7, Radanoviq 8, Smajiq 8, Zhivkoviq 6, Mance 7, Vuçkoviq 6 dhe Prekazi 6.

Prishtina fitoi me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Partizanit, fitorja e dytë rresht pas asaj 1:0 kundër Dinamos së Vinkovcit. 

Xhevat Prekazi u përjashtua direkt me karton të kuq, i cili në minutën e 53-të e goditi pa top mbrojtësin luftarak të Prishtinës, Skënder Shengyli. 

Përveç fitores jehon bëri edhe atmosfera, stadiumi i ngjante atmosferës braziliane me brohoritjet: Besa, besë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat