Mesfushori “Kuqezi” merr çmimin e lartë në Çeki

Futboll

Mesfushori “Kuqezi” merr çmimin e lartë në Çeki

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 12:01
Qazim Laçi - majtas

Sezoni i tij është vërtet shumë i mirë.

Qazim Laçi u përshtat tepër shpejt me futbollin çek, dhe ja ku mori një vlerësim të merituar.

Ai u përzgjodh si autor i golit më të bukur të vitit në anketën tradicionale të klubit të tij, Sparta Prague.

Rrjeta e realizuar nga mesfushori shqiptar në Champions ishte ajo që u veçua si më e mira nga të gjitha ato që kanë shënuar këta muaj lojtarët e tjerë të Sparta-s.

Kjo ndodhi në humbjen në shtëpi ndaj FC Copenhagen në fazën “play off”, kur Laçi ekzekutoi saktë një goditje dënimi në kohën shtesë.

Futbollisti 27-vjeçar ka 2 gola e 7 asistë këtë edicion te Sparta, 27 ndeshje, nga të cilat një gol e gjashtë asiste në Ligën e Parë të Çekisë.

Mesfushori shqiptar është i dyti në renditjen e asistuesve më të mirë, vetëm një pasim prapa vendit të parë.

Laçi ka qenë tepër i rëndësishëm edhe për kombëtaren, si lojtar i përhershëm titullar në ekipin që u kualifikua për në finalet e Kampionatit Evropian të verës së ardhshme në Gjermani.

Ai shënoi edhe një gol, në miqësoren e fituar 2-0 ndaj Bullgarisë në “Air Albania” në 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat