Rashica: Kosovës i duhet një trajner sulmues

Futboll

Rashica: Kosovës i duhet një trajner sulmues

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:13
Rashica

Milot Rashica foli për eksperiencën e tij në Turqi, merkaton dhe kombëtaren e Kosovës.

Lojtari nga Kosova po kalon një periudhë të mirë në Turqi tek Beşiktaş ku deri tani ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asist me ekipin që mban vendin e tretë.

Rashica shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 që skuadra arriti ndaj Fati Karagumruk. Me këtë fitore “Shqiponjat e zeza” janë vetëm dy pikë prapa Trabzonspor. ndërkohë që pas suksesit në fundjavë, Rashica diskutoi lidhur me kampionatin aktual. Ai rrëfeu qëllimet individuale dhe objektivat e skuadrës si dhe trajnerin e ri, Fernando Santos.

Si ishte të festonit golin pas videos interesante që ka ngjallur kureshtje këto ditët e fundit?

Djali im më tha babi festo në këtë mënyrë dhe sigurisht në momentin e parë që shënova arrita ta realizoj dëshirën e tij. Ishte shumë emocionuese, tha Rashica në emisionin “Koha Shtesë” në SuperSport .

Jeni ambientuar mirë te Besiktas?

Lëndimi që pësova duke luajtur për Kosovën mori 5 javë që të shërohej. Besoj më ka ndihmuar fakti që vitin e kaluar kam luajtur në këtë kampionat dhe mund të vazhdoja në të njëjtën mënyrë.

Si është atmosfera në Superligën Turke?

Kjo atmosferë dhe ky interesim që po përjetoj në stadium janë dy gjëra që nuk i kam parë diku tjetër më parë, pasi kam luajtur në shumë shtete, por këtu është një ndjenjë e veçantë. Gjithashtu Superliga ka dëshmuar gjatë afateve kalimtare se çfarë emrash ka zbuluar dhe se çfarë lojtarë kanë bërë hapin e radhës.

Si është trajneri i ri portugez Fernando Santos?

Ai ka sjellë një frymë dhe energji tjetër tek grupi, dhe dallimi i intensitetit me të cilin luajtëm u vërejt në ndeshjen e fundjavës. Ai më pëlqen dhe çdo gjë duket mirë, ndaj besoj që e gjithë skuadra do të përfitojmë nga ai.

A mendoni për një aventurë të re në kampionatin spanjoll apo atë italian, pasi në të kaluarën nuk keni luajtur atje?

Ndihem shumë mirë këtu. Për momentin kam një kontratë tek Besiktas dhe nuk mendoj për ndryshime. Dua që të ndihmoj skuadrën duke vazhduar përpara.

A mendoni se tek kombëtarja e Kosovës duhet të vijë një trajner me idetë e tij

?Ne shpërdoruam një mundësi ideale për t’u kualifikuar në kampionatin Europian dhe mua më vjen keq për këtë gjë. Sigurisht se duhet të vijë një trajner që njeh mentalitetin tonë dhe të mos çuditet me gjërat që ndodhin në fushë dhe jashtë saj. Për mendimin tim duhet të jetë një trajner që ka prioritet anën e sulmit, duke parë kualitetin që kemi përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat