Pochettino merr një mesazh nga Boehly

Futboll

Pochettino merr një mesazh nga Boehly

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:30
Pochettino

Mauricio Pochettino thotë se ka marrë një “mesazh shumë të mirë” nga bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly pas humbjes nga Wolvesi.

Trajneri i Chelseat zbuloi se Boehly i dërgoi atij një mesazh mbështetës pasi klubi pësoi humbjen e 10-të të sezonit në Premierligë në shtëpi ndaj Wolvesit të shtunën.

Trajneri argjentinas u kërkoi gjithashtu tifozëve të tregojnë “besimin” e tyre tek ai dhe skuadra, pasi synojnë të ndryshojnë situatën.

Duke folur për gazetarët, Pochettino zbuloi se Boehly i dërgoi atij një “mesazh shumë të mire” pas humbjes kundër Wolvesit përpara se të këmbëngulte: “Ne jemi të gjithë bashkë në këtë”.

Trajneri i Bluve shtoi: “Dëshira ishte aty, qëndrimi ishte atje, por për arsye të tjera [ne nuk fituam]. Është e vështirë të shpjegohet këtu, por tifozët duhet të besojnë”.

Ndërsa ka pasur thirrje në rritje për shkarkimin e trajnerit, nuk ka gjasa që klubi të ndahet me Pochettinon ende, me kontratën e tij ende që pritet të zgjasë për 18 muaj të tjerë.

Nëse Chelsea vendos të shkarkojë Pochettinon, ata do të duhet të paguajnë një tarifë kompensimi prej 10 milion £ e cila do të jetë pothuajse e pamundur për një klub që është shumë afër shkeljes së Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë së Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat