Shqiptari barazoi me gola yjet e sulmit të Realit dhe Barçës

Futboll

Shqiptari barazoi me gola yjet e sulmit të Realit dhe Barçës

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 19:08
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka arritur të tundë përsëri rrjetën sot në La Liga, duke shënuar golin e tij të 7 në këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Edhe pse skuadra e tij po vuan në kampionat, sulmuesi shqiptar ka ditur të shënojë rregullisht dhe goli i sotëm në barazimin 1-1 ndaj Almerias, ishte i shtati për sulmuesin shqiptar.

Ai kësisoj arrin në këtë numër golash për sezonin emra shumë të njohur në futbollin spanjoll si Vinicius, Ferran Torres apo Stuani, duke konfirmuar se mund të jetë një kontribuues i mirë para portës edhe në nivelet më të larta.

Aftësia e sulmuesit shqiptar për të goditur atëherë kur nuk pritet, e ka bërë atë një lojtar të rrallë, pasi edhe në ndeshjen e sotme, ka gjetur golin me vetëm 18 prekje në të gjithë takimin, ndërsa ka bërë edhe 5 gjuajtje në portë, siç tregojnë statistikat e “SOFASCORE”. Për paraqitjen e e sotme, në bazë të statistikave të regjistruara në këtë sfidë, Uzuni është vlerësuar me notën 7,3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat