Malisheva trondit Llapin, i afrohet kreut! Hazrollaj, si një përbindësh 

Futboll

Malisheva trondit Llapin, i afrohet kreut! Hazrollaj, si një përbindësh 

Nga: K. G. Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:20
Pamje nga ndeshja

Drilon Hazrollajt është shndërruar si një përbindësh për skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës.

Malisheva e ka tronditur Llapin e Podujevës, duke e mposhtur me rezultat 2:1 në takimin e javës së 25-të.

Dy golat e Hazrollajt nga penalltia në minutën e 28-të e 48-të, fatal për llapjanët. Ahmed Januzi në minutën e 53-të ngushtoi humbjen.

Malisheva i afrohet kreut.

Ballkani kryeson me 51 pikë, pasojnë Llapi me 50, Drita 46 (një ndeshje më pak), Malisheva 44 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat