Skandal në Mal të Zi, skuadra shqiptare trondit me një fakt që ka publikuar 

Futboll

Skandal në Mal të Zi, skuadra shqiptare trondit me një fakt që ka publikuar 

Nga: K.Goca Më: 28 maj 2024 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Ndeshja e parë në play-off ndërmjet skuadrës shqiptare Otrant  Olimpic dhe asaj malazeze Mladosti, është caktuar të luhet rë premten në Ulqin, ndërsa ndeshja e dytë më 4 qershor.

Klubi nga Ulqini njoftoi se “Zyrtari i Mlladostit, Danillo Mugosha e ka ftuar lojtarin tonë Milosh Mugosha, duke i sugjeruar që të mos luajë në ndeshjet e play-off-it dhe se në këmbim do të marrë kontratë fitimprurëse dhe status të privilegjuar të Mladosti”.

“Ndeshja e parë mes këtyre rivalëve është caktuar për të premten në Ulqin, ndeshja e kthimit në “DG Arena” është më 4 qershor. Podgorica dhe Jedinstvo do të luajnë gjithashtu në play-off”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.

"Zhgënjim të KF Otrant për anëtarin e bordit të KF Mlladosti DG. Të nderuar zotëri/zonja, në pritje të ndeshjeve vendimtare për plotësimin e Meridianbet 1.CFL, apelojmë tek të gjithë aktorët që para së gjithash të kujdesen për sportin dhe njerëzit, dinjitet dhe lojë të ndershme.

Sigurisht që kemi pasur plane t'i drejtohemi publikut, mediave, tifozëve, klubeve-aktorëve dhe FS-së dhe të bëjmë thirrje për një luftë të drejtë dhe sportive, por për ngjarjet që do të përshkruajmë, po reagojmë urgjentisht.

Domethënë, dihet se Otrant-Olimpik ynë duhet të luajë kundër ekipit të Mladosti DG për pozitën historike në rang elitar.

Pikërisht nga kampi rival nisi presioni verbal, me synimin për të prishur atmosferën në ekipin tonë, për të thyer unitetin dhe kiminë, pavarësisht të gjitha rregullave dhe normave, futbollistike dhe njerëzore. Zyrtari i FC Mladost DG, z. Danillo Mugosa, ftoi dhe provoi lojtarin tonë Milosh Mugosha, duke i sugjeruar që të mos luajë në ndeshjet e play-off-it dhe në këmbim, ai do të merrte një kontratë fitimprurëse dhe status të privilegjuar në FC Mladosti, menjëherë pas përfundimit të kompeticionit të këtij sezoni.

Jemi të zhgënjyer nga veprimi i përfaqësuesve të rivalit, e konsiderojmë të papranueshëm këtë akt dhe apelojmë për dinjitet si në përgatitje ashtu edhe në ndeshjet e ardhshme.

Otrant-Olympic do të bëjë gjithçka nga ana e saj, që ndeshjet me Mlladostin t’i bëjnë një festë të vërtetë futbolli”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga drejtuesit e klubit ulqinak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat