Tri mungesa dhe dy afrime te kuqezinjtë

Futboll

Tri mungesa dhe dy afrime te kuqezinjtë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 17:15
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja shqiptare nisi të mërkurën në “Shtëpinë e Futbollit” seancat stërvitore në prag të miqësoreve të fundit përpara fillimit të Euro 2024.

Kundër Lihtenshtejnit (3 qershor) dhe Azerbajxhanit (7), duele që do të zhvillohen në Hungari. Kuqezinjtë do të zhvendosen të premten e 31 majit në Graz të Austrisë.

Kompleksi ku do të luhen dy miqësoret është vetëm 90 minuta larg vendqëndrimit të kombëtares shqiptare

Në një raportim gazetari Jurgen Zela, zbuloi të fundit nga kampi i Shqipërisë.

Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi janë të vetmit futbollistë që nuk janë bashkuar ende me pjesën tjetër të skuadrës.

Portieri Elhan Kastrati ka kaluar një gjendje gripale, por po stërvitet duke marrë ngarkesë të lehtë.

Ndërkohë, tekniku Sylvinho ka ftuar edhe Rejan Alivodën dhe Erald Maksutin në seancën e sotme stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat