Milani në garë me Juventusin për Zirkzen

Futboll

Milani në garë me Juventusin për Zirkzen

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:26
Zirkzen

Ndërsa Milani përgatitet të bëjë publik emrin e trajnerin e ri dhe do ta bëjë këtë sot me ndërhyrjen e parë zyrtare të Zlatan Ibrahimoviçit drejtues, kolegët e suedezi duhet të kujdesen për përfshirjen ose më saktë, syrin e vëmendshëm dhe vigjilent, të Juventusit ndaj Joshua Zirkzes.

Nëse kuqezinjtë duan të mbyllin marrëveshjen, do të duhet të pajtohen shpejt me Kia Jorabçianin i cili kërkon shumë faraonike për ndërmjetësimin, çka do të thotë se “Djallit” në fakt, nuk do t’i mjaftojë të paguajë klauzolën që liron lojtarin nga Bolonja. Në tavolinë është komisioni prej 15 milionësh i kërkuar nga menaxheri dhe kjo është një pjesë integrale e negociatave.

LËVIZJA E JUVES – Nga ana tjetër, falë dialogut për Doglas Luiz, Kristiano Giuntoli pati gjithashtu mundësinë të diskutonte për sulmuesin holandez me Kian, duke rifilluar një diskutim që mbahej gjithmonë nën shqyrtim, por që nuk u ndërpre kurrë. Me pak fjalë, Juventusi është gati të ndërhyjë (siç bënte dikur për Tevezin), duke përfituar nga faza e ngërçit të kuqezinjve.

Për Milanin, që e ka bazuar planin e rindërtimit pas Zhirusë tek 23- vjeçari, ka vetëm një mundësi, me pak fjalë, të paguajë komisionet e kërkuara. Topi, tani si dje, është në duart e Xherri Kardinales: Ibra është, nga pikëpamja shoqërore, alteregoja e tij, prandaj konferenca e tij e parë gjatë ditës së sotme nuk do të jetë vetëm rasti për prezantimin e Fonsekës.

Gjithashtu, dy klubet italiane, përveç njëra tjetrës do të duhet t’i ruhen Arsenalit që pa diskutuar fare mund të bëjë pagesat e klauzolës dhe komisioneve për të rrëmbyer menjëherë Zirkzenë. Kujtojmë se anglezët donin Sheshkon që sapo rinvoi me Lajpcigun, ndaj do të kërkojnë një tjetër “pykë” cilësore. Që mund të jetë pikërisht Zirkze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat