Albian Ajeti e Benjamin Kololli sot me Baselin e turpëruan me rezultat 6:0 Servette-n, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit zviceran.
Shqiptarët i dhanë leksion skuadrës vendasve.
Ajeti përveç që shënoi dy gola, ka asistuar edhe në golin e dytë dhe Kololli përmbylli rezultatin 6:0.
Golat i realizuan Barry (27'), Traore (46'), Ajeti I(63' e 76), Soticek (81') e Kololli (87').
Leon Avdullahi e Albian Ajeti u paraqitën nga minuta e parë.
Taulant Xhaka futet në lojë në minutën e 85-të në vend të] Ajetit dhe Benjamin Kololli e ka ndërruar Avdullahun. Servette renditet në vend të pestë me 9 pikë e Baseli në të shtatin me 6 sosh.